Misioni i ABS është të kontribuojë dhe të ofrojë zgjidhje efikase për të gjitha bizneset në Shqipëri duke përmbushur nevojat në rritje për telekomunikacionin, teknologjitë kompjuterike, aplikacionet dhe solution design në Shqipëri. ABS është duke u përmirësuar vazhdimisht në organizimin strukturor dhe duke ngjitur shkallët e kualifikimeve teknike për të përmbushur pritjet e konsumatorëve dhe nevojat e tyre në rritje.
ABS tregton një gamë të gjerë të produkteve ICT:
Produktet tona vijnë me kualitetin më të mirë dhe sipas standarteve ndërkombëtare.
Çdo produkt shoqërohet me garanci specifike dhe ABS ofron suport të plotë për konsumatorët.
Ne operojmë si rishitës/shpërndarës/tregtues të markave ndërkombëtare më të njohura të kësaj fushe si:HPE, HPI, IBM, DELL, CISCO, Alcatel, Microsoft, Symantec, Kaspersky, APC, Juniper, Samsung, Xerox, etc.
ABS synon të ndihmojë kompanitë të përmirësohen në përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. ABS ofron shërbime profesionale që mundësojnë përshpejtimin e implementimeve, integrimin e sistemeve ICT, rritjen e besueshmërisë së tyre, uljen e kostove si dhe rritjen e produktivitetit të organizatave.
Integrimi i sistemit përfshin planifikimin, ndërtimin, zbatimin dhe
përdorimin e zgjidhjeve komplekse të IT. Në kohën e zhvillimit të
shpejtë dhe të menjëhershëm të teknologjisë, është e domosdoshme që
një kompani të jetë e përditësuar me zgjidhjet më të fundit teknologjike
dhe t'i përdorë ato për të përmirësuar efikasitetin e proceseve të
biznesit.
Nëse doni të implementoni, përmirësoni, ristrukturoni sistemet tuaja
ICT ose doni t’i ndërtoni ato nga fillimi, ekspertët e ABS do të analizojnë
kërkesat dhe nevojat e biznesit tuaj, sistemin tuaj ekzistues dhe
në bazë të rezultateve të mbledhura, ne do t'ju propozojmë zgjidhjet
më optimale të integrimit brenda investimit tuaj.
ABS zhvillon strategji për ndërtimin, operimin, zhvillimin e proҫeseve dhe infrastrukturës së një data center. ABS mundëson përdorimin e pajisjeve të fuqishme të administrimit, për të automatizuar detyrat organizuese dhe administrative, Në mënyrë që të përfitojë prej aplikacioneve të bazës së të dhënave, dhe paketave ERP.
ABS siguron një ndërtim tërësor të rrjeteve, sistemeve të komunikimit, zyrave, upgradeve dhe konvertimeve. Ne projektojmë, prokurojmë, konfigurojmë dhe implementojmë projektet IT të radhës të klientit duke kursyer kohë dhe burime.
ABS asiston duke marrë masa paraprake në rast katastrofe, duke ndihmuar kompaninë të rimëkëmbet. ABS punon me klientët për ndërtimin e një rutine Backup-i për të mbrojtur humbjen apo dëmtimin e të dhënave. Ne sigurojmë shërbime sigurie gjithëpërfshirëse për të mbrojtur informacione të rëndësishme të klientit, duke përfshirë këtu firewall, antivirus dhe zgjidhje anti-spam. Gjithashtu sigurojmë monitorim IT për të kryer mirëmbajtje dhe mbrojtje parandaluese të rrjetit nga kërcënimet e jashtme
Një ekip i aftë dhe i dedikuar fokusohet plotësisht për të kuptuar kërkesat e aplikimit të klientit, përgatit arkitekturën, zhvillon, teston dhe në fund e vendos atë në zbatim. Ne mbështetemi në praktikat standarte të zhvillimit të software-it dhe testimit me rigorozitet të aplikacioneve për të siguruar eleminimin e defekteve.
Një numër i madh i menaxherëve të biznesit nuk arrijnë të kuptojnë infrastrukturat e tyre IT. ABS u siguron një rishikim të asaj cfarë kanë, si është duke punuar për ta dhe cfarë nevojitet të përmirësohet. Auditimi është gjithashtu i dobishëm për verifikimin e konfidencialitetit dhe integrimit të sistemeve.
Grupi i Projektit dhe Konsultimit është i fokusuar në menaxhimin e projekteve të mëdha të sistemeve të integruara dhe në mbikëqyrjen e zgjidhjeve të ndryshme. Ky grup ofron gjithashtu konsultime për kompani të ndryshme duke parë për software design, menaxhimin e bazës së të dhënave, konsultimin dhe dizenjimin e faqeve web si dhe ofrimin e zgjidhjeve në zonat IT. Grupi ynë është i përfshirë në cdo fazë të zhvillimit të një projekti. Përvec kësaj, ABS synon të implementojë zgjidhje pa ndikuar në ecurinë e proceseve të biznesit.
Për dizenjimin dhe zhvillimin e një website-i, ABS siguron një zgjidhje të plotë: duke zhvilluar përmbajtje, dizenjim, programim dhe hostim web- friendly. Cfarëdo madhësie të ketë website-i, duke filluar nga një faqe e thjeshte statike tek një faqe komplekse, ne sigurojmë për klientët tanë zgjidhjet më të mira për të plotësuar nevojat e tyre.
Qëllimi parësor i ‘’ABS outsourcing’’ është të bëhet një zgjerim i kompanisë së klientit, duke i ofruar vlerën e një departamenti të IT me personel të plotë. Ne mbajmë në përditësim operimet e biznesit IT. ABS personifikion shërbimet IT për secilin nga klientët e saj. Shërbimet tona të ‘’outsourcing’’ përfshijnë:
Nga blerja e produktit deri tek shitja, teknikët e desktop-it të ABS mund të suportojnë gjithë ciklin e jetës të aseteve tuaja IT, duke siguruar shërbime të personalizuara të desktop-it bazuar në nuancat e mjedisit tuaj dhe aftësive teknike të përdoruesve tuaj. Ne sigurojmë Shërbime të Menaxhimit të Desktop-it për Instalime / Lëvizje / Shtime / Ndryshime (IMAC). Kërkon të lëvizësh në një zyrë të re? Një system të ri operimi? Kërkon ti mbash pajisjet e tua të përditësuara? Transferim të të dhënave? Zgjedhjen e një notebook-u të duhur për ju? Përcaktimin e një strategjie për zëvendësimin e një software? ABS i ofron të gjitha këto për ju. Ne dokumentojmë cdo proҫes për të siguruar qëndrueshmëri dhe saktësi.
Nëpërmjet Help Desk ne ofrojmë mbështetje në kohë reale për të ndihmuar në zgjidhjen e shpejtë të ҫdo cështje. ABS përdor teknologji në largësi të avancuara që na lejojnë të adresojmë menjëherë cështje në lidhje me kompjuterat, perferikët, PDA, serverat, switchet si dhe cështjet software.
Rrjetet IT janë duke u bërë më komplekse nga dita në ditë, mirëmbajtja e tyre mund të jetë shumë sfiduese, prandaj ‘’outsourcing’’ për ABS është një alternativë e besueshme për shkak të specializimit në këtë fushë, duke fituar akses në një numër të madh të veҫorive të vendosura në një ҫmim të vetëm. Menaxhimi i rrjetit përfshin planifikimin e dizajnit të rrjetit, mirëmbajtjen e hardware dhe software të rrjetit, integrimin e tyre, fuqizimin e serverave për të qëndruar krahas me zhvillimet e fundit, mbikqyrjes së burimeve dhe mbrojtjes së rrjetit nga hakerat.
Qëllimi i ABS është ndërtimi i rrjeteve të qëndrueshëm, me funksionim dhe cilësi të lartë në instalim. Mjaft e rëndësishme për ne është edhe estetika e instalimit, duke mundësuar ekspozim minimal të kabllove si dhe një kombinim të mirë të pajisjeve të rrjetit. Grupi i instalimit të ABS ka ekspriencë shumëvjecare në shtrirjen e kabullit duke filluar nga mjediset e vogla të bizneseve deri tek hapësirat e mëdha të zyrave.
Sistemet e komunikimit që ABS instalon dhe mirëmban janë:
Në bashkëpunim me partnerë që kanë eksperiencë në prodhimet audio-video, ABS ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të prodhimit me porosi duke përfshirë: